Babai mori hakun e të bijës, vrau pas 15 vitesh autorin! Kërkohet burg përjetë për Islam Matën

Babai mori hakun e të bijës, vrau pas 15 vitesh autorin! Kërkohet burg përjetë për Islam Matën

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Dibrës ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për Islam Matën, i cili vrau me armë gjahu 52-vjeçarin Petrit Pupla më 21 janar 2024. Shkak për ngjarjen është bërë plagosja e vajzës së Islam Metës nga Petrit Pupla rreth 15 vite më parë. Ky i fundit mësohet se ka qenë i dashuruar me vajzën e autorit, por Islam Mata ka qenë kundër dhe e ka fejuar vajzën me dikë tjetër. Ditën e fejesës Pupla ka plagosur vajzën. Që prej asokohe konfliktet mes dy familjave kanë qenë të vazhdueshme dhe vetë Mata e kishte paralajmëruar se do e vriste. NJOFTIMI: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit I.M....