Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar’, Rama uron Nanon për ditëlindje
edi rama dhe fatos nano TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar publikisht ditëlindjen paraardhësit të tij në krye të Partisë Socialiste, Fatos Nanos, i cili feston sot 73-vjetorin. Rama shkruan se Nano ka një meritë të madhe në rrugëtimin e stërgjatë të Shqipërisë drejt BE. “Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij - teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh - më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet. Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të...