Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Pas denoncimit publikisht nga kryeministrit Edi Rama për vendimin e dhënë nga gjykatësi Marko Boshku për kthimin në detyrë të një zyrtari të shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim me dokumentacionet e legalizimit, ka reaguar Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.   Në një deklaratë publike, Shoqata shprehet se kanë “konstatuar të revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku”. Teksa i shpreh mbështetjen gjyqtarit Boshku, Shoqata i bën  thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti. “I bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë...