Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Kanada, babai i dy fëmijëve
Një ngjarje tragjike ndodhi natën vonë gjatë fundjavës në zonën e North York në Toronto, ku një shtetas shqiptar humbi jetën pas një të shtëneje me armë zjarri. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës, në sheshin mes Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Oficerët e patrullës mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një burrë me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit. Inspektori Jonathan Rose njoftoi për mediat se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për shpëtimin e jetës, viktima, i identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, nga Shkodra, baba i dy fëmijëve u shpall i vdekur në vendngjarje. “U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall e vdekur në vendngjarje,” tha Rose, duke shtuar se...