Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sulmet e Ramës, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Deklaratë në kufijtë e veprës penale, KLGJ të reagojë
EDI RAMA DHE GJYQTARI BOSHKU TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ka dënuar sulmet e kryeministrit Rama, në drejtim të gjyqtarëve, deklarata të cilat i konsideron në kufijtë e kryerjes së veprave penale. Shoqata e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të mbajë një pozicion më të qartë në mbrojtje të gjyqtarëve, dhe të dënojë sulmet e Ramës apo kujtdo funksionari të lartë publik. Shoqata kërkon gjithashtu reagimin e ndërkombëtarëve, si dhe shprehet se sulme të tilla vënë në rrezik procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTAREVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish...