Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin, parashikimi për këtë të martë
Ditën e martë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një ditë të favorshme për aktivitete në natyrë. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare era pritet të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s. Sa i përket kushteve në det, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 ballë, duke krijuar një situatë të qetë në lundrim. Top Channel