“NATO është në luftë me Rusinë”, deklaroi të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke përmbysur një deklaratë të kohëve të fundit të Ministrit të Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, se NATO nuk është në luftë me Rusinë.
“NATO është në luftë me Rusinë. Është e qartë dhe nuk ka nevojë për ndonjë konfirmim shtesë” – tha Peskov.
Sipas tij, “NATO po merr pjesë de facto në këtë luftë” duke i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë regjimit të Kievit.
Deklaratat vijnë pasi një dron rus shkeli hapësirën ajrore rumune në orët e para të së dielës. Ministria rumune e Mbrojtjes ngriti në ajër dy avionë F-16 për të rrëzuar një dron rus, disa ditë pasi Polonia konfirmoi një ndërhyrje nga dronë rusë.
Pasi një dron rus hyri në hapësirën ajrore rumune, ambasadori rus në Bukuresht u thirr në Ministrinë e Jashtme për t’u informuar për protestën e Rumanisë për shkeljen, shpjegoi Ministrja e Jashtme Oana Toiu për rrjetin Digi 24.
