Aksident i frikshëm, makina përplaset dhe përfundon në kanal

Aksident i frikshëm, makina përplaset dhe përfundon në kanal

Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 21:07 Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.