Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar
Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 18:37 Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë edhe pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit. Era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.