Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,
Presidenti Begaj dekretoi:
Emërimin e Këshillit të Ministrave;Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies SocialeZonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Top Channel
