Presidenti Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë ”Rama 4”, nuk përfshihet ”Diella”

Presidenti Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë ”Rama 4”, nuk përfshihet ”Diella”

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar qeverinë ”Rama 4”, ku fjala është për 16 ministra, dhe nuk përfshihet ”ministrja” e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ”Diella”. Dekretet tashmë do të t’i kalojnë Kuvendit, ku qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë që mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten. Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë. Në dekretet e Presidentit Begaj, mungon ministrja virtuale “Diella”, e cila për momentin është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit. Ky i fundit përveçse emëroi Edi Ramën, kryeministër, specifikoi se ushtron edhe përgjegjësinë “për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”. Njoftimi i plotë Pas emërimit të Kryeministrit, me...