Mbaron mandati i Dumanit/ KLP cakton datën, ja kur çelet gara për drejtuesin e ri të SPAK

Altin Dumani drejt përfundimit të mandatit të tij në krye të SPAK.

KLP ka caktuar datën se kur çelet gara për drejtuesin e ri.

Njoftimi zyrtar:

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data:                                           E Mërkurë, 17.09.2025

Ora:                                                     10.00

Kohëzgjatja:                                        ⸟ 90 minuta

Thirrur nga:                                       Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                         Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                        7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.

Të tjera (pyetje/diskutime)

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.