KLP nis të mërkurën procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

KLP nis të mërkurën procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë këtë të mërkurë procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, pasi mandati i kreut aktual, Altin Dumani, përfundon më 19 dhjetor 2025. Sipas parashikimeve ligjore, procesi për zgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës nis tre muaj përpara mbarimit të mandatit. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë rreth 90 minuta. Përveç anëtarëve të Këshillit, të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, projekti Eu4Justice dhe programi OPDAT. Media është gjithashtu e ftuar të ndjekë seancën. Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të mbledhjes së 4 shtatorit, diskutimi dhe miratimi i projektvendimit për shpalljen e vendit vakant në krye të...