SPAK kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes

SPAK kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes

SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes, ish-deputetit socialist i cili përmes avokatit të tij, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën paraprake zhvilluar këtë të hënë. Ish-deputeti akuzohet nga SPAK për veprat penale: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka pasur miqësi me Altin Hajrin, duke i premtuar këtij të fundit ndihmë në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Sipas njoftimit të SPAK, ka dyshime se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në aplikacionet “Sky ECC” dhe “Matrix”. Një tjetër element...