Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rubio takohet me Netanyahu pas sulmit izraelit në Katar: Presidenti nuk ishte i kënaqur me këtë zhvillim
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, me pasojat e sulmit të Izraelit në territorin e Katarit në qendër të diskutimeve. Sulmi i javës së kaluar, që kishte në shënjestër udhëheqës të lartë të Hamasit në Doha, një vend aleat i ngushtë i SHBA-së, shkaktoi reagime të ashpra ndërkombëtare dhe u kritikua edhe nga presidenti Donald Trump. “Presidenti nuk ishte i kënaqur me këtë zhvillim. As ne. Tani duhet të shohim përpara dhe të gjejmë rrugëdalje,” tha Rubio përpara takimit. Takimi ndodh në të njëjtën kohë me samitin e liderëve arabë në mbështetje të Katarit, ku kryeministri i këtij vendi kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të ndalojë standardet e dyfishta dhe të ndëshkojë Izraelin për shkeljen e...