Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rusia u përpoq të na testonte pa e nisur luftën’, ministri i jashtëm polak: Me një agresor si Putin, funksionon vetëm…
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, konfirmoi se dronët që hynë në territorin polak javën e kaluar kishin kapacitet për të mbajtur municion, por nuk ishin të ngarkuar me eksplozivë. “Është interesante që të gjithë ishin bosh, gjë që më sugjeron se Rusia u përpoq të na testonte pa nisur një luftë,” tha Sikorski për The Guardian në Kiev. Ai hodhi poshtë sugjerimet se mbrojtja ajrore e Polonisë kishte qenë e papërgatitur për shkeljen, duke pasur parasysh faktin se disa prej dronëve udhëtuan qindra kilometra në territorin polak dhe raportimet tregojnë se vetëm tre ose katër nga rreth 19 u rrëzuan. “Dronët nuk arritën objektivat e tyre dhe pati vetëm dëme të vogla materiale, askush nuk u lëndua. Nëse kjo do të kishte ndodhur...