Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryeministri Rama publikon pamjet e shkollës së re në Ksamil: E rilindur dhe me standarde bashkëkohore
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook pamje nga shkolla 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në Ksamil, e cila ka përfunduar rikonstruksionin e plotë dhe ka hapur dyert e vitit të ri shkollor me kushte dhe standarde bashkëkohore. Në postimin e tij, Kryeministri thekson se shkolla ka rilindur falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Sarandë, duke e cilësuar transformimin si një tjetër hap përpara në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në vend. Ky investim është pjesë e një nisme kombëtare për transformimin e shkollave publike në të gjithë Shqipërinë. Top Channel