Dosja ‘Partizani/ Berisha: Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, s‘ka qenë funksionar publik

Dosja ‘Partizani/ Berisha: Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, s‘ka qenë funksionar publik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Pas daljes nga SPAK, kryedemokrati dha një prononcim për gazetarët, ku tha se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi nuk ka shkelur ligjin, pasi nuk ka qenë funksionar publik. “Sot fillon procesi gjyqësor. Gjykata e Lartë në një vendim të dytë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet detyrimisht që nëpunësi apo funksionari të jetë funksionar publik. Dhe duhet detyrimisht që të kenë pasur fuqi vendimmarrëse. Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori. Dhe në ligjin e ri që po bëjnë, tani po përpiqen që t’i përfshijnë. Por, po këta zotërinj, që tani në një...