Izraeli sulmon kryeministrin Sanchez: Je një turp për Spanjën

Izraeli sulmon kryeministrin Sanchez: Je një turp për Spanjën

Tensionet diplomatike mes Izraelit dhe Spanjës janë thelluar pas deklaratave të ashpra të ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i cili e quajti kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe qeverinë e tij “një turp për vendin”. Reagimi erdhi pas protestave masive pro-palestineze të zhvilluara në Madrid të dielën, të cilat çuan në anulimin e një etape të garës çiklistike Vuelta. “Disa ditë më parë, kryeministri spanjoll shprehu keqardhje që nuk kishte një bombë atomike për të ndaluar Izraelin. Sot, ai u bëri thirrje protestuesve të dilnin në rrugë. Një turmë pro-palestineze, me slogane nxitëse, ndërpreu garën çikliste Vuelta. Si rezultat, një ngjarje sportive që ka qenë gjithmonë një burim krenarie për Spanjën është anuluar. Pedro Sanchez dhe qeveria e tij janë një turp për Spanjën,” shkroi...