“Lufta” për licensat e basteve online, Beso i Tajvanit një nga fituesit e paracaktuar?!

“Lufta” për licensat e basteve online, Beso i Tajvanit një nga fituesit e paracaktuar?!

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar prej më shumë se 1 viti e gjysëm lejimin e basteve online. Por, para dhe pas votimit, ka pasur ndërhyrje dhe kulisa për firmat që do të merrnin licensat. Madje, edhe pas më shumë se 18 muajsh nga ai votim, sërish institucionet shtetërore ende nuk kanë formuar komisionin që do të shqyrtojë kërkesat. Institucioni që do të menazhojë licensat apo edhe mënyrën e funksionimit është Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Në përbërje të komisionit do të jenë përfaqësues të disa ministrive. Pikërisht zgjedhja e anëtarëve ka sjellë vonesa, pasi grupet e mëdha të interesit kanë lobuar fort në disa ministri për anëtarët. Ende nuk ka një dakortësim për emrat, që më pas do të shpërndajnë edhe 10 licensat....