Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kinema/ ”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në Emmy Awards
Ylli i “Adolescence”, Owen Cooper u bë aktori më i ri mashkull që fiton një Emmy, duke e fituar çmimin për rolin e tij në dramën britanike të Netflix. Cooper, i cili kishte bërë histori si personi më i ri i nominuar ndonjëherë për aktor mbështetës në një serial të kufizuar, i tha audiencës në Çmimet e 77-ta Emmy se ”tri vite më parë isha askushi”. “Sinqerisht, kur fillova këto kurse drame disa vjet më parë, nuk prisja të isha as në Shtetet e Bashkuara e lëre më këtu”, tha aktori anglez në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit. “Por, mendoj se sonte vërteton se nëse dëgjon dhe përqendrohesh dhe del nga zona jote e rehatisë, mund të arrish çdo gjë në jetë”, theksoi...