‘Kërcënimi i gazetarëve të ‘Piranjave’, Koplikaj: Dhuna e presidentit të Flamurtarit dhe kushëririt të ministres Balluku ishin të papranueshme

Autori i emisionit investigativ “Piranjat”, Taulant Koplikaj, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, rrëfeu detaje të reja rreth incidentit ku pasditen  e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij.

Koplikaj tregoi se presidenti i klubit “Flamurtari” i hoqi celularin gazetarit dhe ia hodhi, ndërsa kushëriri i ministres Balluku kërcënoi se mund ta rrahte dhe ta fusë në bagazh.

Koplikaj theksoi se ngjarjet e tilla, edhe pse mund të duken të vogla për publikun e gjerë, kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të prekurit dhe për gazetarët që përballen me presione të tilla.

“Ky është një hall që për ata është shumë i vogël, por që për dy familje është shumë i madh. Një hall që dy zonja na janë drejtuar si shumë qindra të tjerë që ankohen çdo ditë për problematika të ndryshme dhe të gjitha rrugët na çonin te zoti Sinani si aksionet i Air Albania”- u shpreh Koplikaj.

Ai kritikoi ndërhyrjet dhe manovrat që bëhen për të penguar raportimin, duke nënvizuar mungesën e përgjigjeve të duhura nga institucionet shtetërore dhe nevojën për respektimin e profesionit të gazetarit.

Taulant Koplikaj:

“Në fakt nuk mori aq vëmendje puntata e parë, sesa ajo që ndodhi pas puntatës. Ky është një hall që për ata është shumë i vogël, por që për dy familje është shumë i madh.

Një hall që dy zonja na janë drejtuar si shumë qindra të tjerë që ankohen çdo ditë për problematika të ndryshme dhe të gjitha rrugët na çonin te zoti Sinani si aksionet i Air Albania.

Ndoshta shumë pak e dinë (gazetarët e dinë mirë) që institucionet shtetërore edhe mundohen të të japin ndonjë përgjigje, por kur bëhet fjalë për shoqëri të tilla dyert nuk hapen kurrë. Për gazetarët.

Këtë e kemi të provuar me dhjetëra herë dhe me rastin e zotit Sinani që “shiko se do të të jap numrin, do vini te zyra” e dimë mirë se janë manovra vetëm për të përcjellë gazetarët, dhe ia do ruhet me tërpë e nuk do e takosh më.

Diskutimi ynë për mënyrat e përballjes është bërë e stërbërë. Kur ma nisën, mu duk sikur këto faqet e memeve këta të humorit për të bërë ndonjë skeç.

Arma e dyshuar si pistoletë është një telekamerë e vogël, është një Ozmo e cila ka një cilësi të mirë shumë dhe për një rast të tillë është shumë e nevojshme.

Mesa duket ajo pamje aq e vogël dhe një formë që për ta ka qenë e çuditshme. Ku zoti Sinani veç deklaratës që lexove ka dhënë edhe në një intervistë për një televizion

në Vlorë, kolegët e Vlorës i përshëndesim, ishin shumë agresiv ndaj nesh në narrativën e tyre.

Kjo histori do ishte mbylluar aty dhe do i kishim kërkuar një takim për një herë tjetër, por të mos nxehej ai. Por devijimi i diskutimit nga klubi Flamurtarit dhe intervista që ka dhënë zotëria, diskutimi është ky: ata qëndrojnë te argumenti ndërhyrja e gazetarit.

Nuk flitet për dy fakte që janë të rëndësishme: presidenti tjetër që do të bëjë të zotin e shtëpisë e kanunin, i shkul celularin nga dora dhe ia hedh gazetarit. Dhe rasti më flagrant është ai tipi dhe se di se çfarë lloji monster është kushëriri i ministres Balluku i cili thotë sikur “unë të të rrah e të të fus në bagazh”.

Nuk e di se çfarë indiciesh kërkon më policia. Deri më tani ka thjesht një komunikim me shefin e komisariatit 2 i cili kërkon që ne të bëjmë denoncim.

Në këtë rast nuk ka nevojë për denoncim sepse je përballë një rasti flagrant”.