TIRANË- Davide Pecorelli, i cili po vuan një dënim me 4 vite heqje lirie në burgun 313 në Tiranë, pasi inskenoi v dekjen e tij, kërkonb lirimin nga qelia. Për këtë ai i ka dërguar një letër të gjatë senatorit italian Ëalter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë në Senat dhe figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike Kombëtare. Në letrën e tij, Pecorelli shprehet se po mbahet padrejtësisht në burg, ndërsa denoncon kushtet e vështira higjieno-sanitare.
“Jam infektuar me hepatit C dhe kam humbur 12 kilogramë në katër muaj”, shkruan Pecorelli, duke përshkruar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtim çnjerëzor.
Ai i bën thirrje senatorit Verini që të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi çështjen gjyqësore në të cilën është i përfshirë, duke theksuar rëndësinë e seancës përfundimtare që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
“Kërkoj të dëgjohet dëshira ime e fundit: të zbardhet e gjithë kjo çështje me çdo mjet në dispozicion”, shkruan ai në apel, ndërsa senatori italian ka reaguar publikisht.
“Davide Pecorelli, nga burgu shqiptar ku po mbahet, i dërgoi medias një letër të hapur drejtuar mua, si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe autoriteteve diplomatike italiane në Shqipëri. Ne shpresojmë që mbrojtja e tij penale do të çojë në një rezultat që do të kapërcejë regjimin e tij të burgut”, shprehet Verini.
Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik. Aktualisht ai po vuan dënimin në Shqipëri për akuzat që lidhen me këtë rast.
Në Janar të 2021-shit, në një fshat të Pukës, Pecorelli dogji makinën e marrë me qira dhe brenda saj kishte futur disa mbetje skeletore.
Për 9 muaj, autoritetet italiane dhe ato shqiptare e konsideruan të zhdukur biznesmenin, deri sa ky i fundit u lokalizua në ishullin Montecristo.
Pas ndalimit të tij, Pecorelli deklaroi se plani për të inskenuar vdekjen e tij ishte thurur për t’iu shmangur borxheve të shumta që kishte. /ZËRI