SYRI TV/ Kërcënimi i gazetarëve të emisionit ‘Piranjat’, reagimi qesharak i Sinan Idrizit

Presidenti i klubit Flamurtari Sinan Idrizi ka reaguar në mënyrë qesharake, pas incidentit të rëndë ku u dhunuan gazetarët e emisionit Piranja. Teksa jusfitikoi dhunën ndaj tyre, Idrizi shfrytëzoi fantazinë duke folur për persona të kamufluar, të cilët mbanin me vete armë të sofistikuara.

SYRI TV

Presidenti i klubit Flamurtari Sinan Idrizi ka bërë një reagim qesharak, pas incidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku u dhunuan dhe kërcënuan gazetarët e emisionit investigative Piranjat. Në një postim të shpërndarë në faqen e kulbit Flmurtari, Sinan Idrizi ka shfrenuar fantazinë, duke folur për persona të kamufluar si gazetarë, të cilët sipas tij mbanin dhe armë të sotifiskuara.

‘Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.’Kujtojmë se një nga personat që shoqëronte Presidentit të Tiranës Refik Halili identifikuar si Mired Reçi, djali tezez së zv.kryeministres Belinda Balluku, kërcënoi gazetarin e Piranjave, se do ta merrte peng e do ta fuste në bagazhin e makinës.  Ky veprim skandaloz, është përshendetur nga presidenti Flamurtarit Sinan Idrizi, I cili ka falenderuar për këtë drejtuesit e Tiranës.

‘Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës. Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim.’

Reagimi qesharak i Sinan Idrizit, vjen 24 orë pas incidentit të rëndë të ndodhur në Selman Stërmasi, ku gazetarët e emisionit Piranja, ranë pre e dhunës dhe kërcënimeve. Pasi justifikoi dhunimin skandaloz të gazetarëve, Sinan Idrizi nuk tha asnjë përgjigje për pyetjet e Piranjave, që lidheshin me shkarkimin e  2 punonjësve të tij.