Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes SHBA,  Koreja e Jugut dhe Japonia, motra e Kim Jong Un paralajmëron për pasoja

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia, motra e Kim Jong Un paralajmëron për pasoja

Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, paralajmëroi se stërvitjet e përbashkëta ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia mund të sjellin “pasoja negative” për ta, raportuan mediat shtetërore të dielën. Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje vjetore mbrojtëse të quajtura “Freedom Edge” nga 15 shtatori për të përmirësuar aftësitë ajrore, detare dhe kibernetike kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, tha ushtria e Koresë së Jugut. “Kjo na kujton se shfaqja e pamatur e fuqisë nga SHBA-të, Japonia dhe Koreja e Jugut në vendet e gabuara, përkatësisht përreth Republikës Popullore Demokratike të Koresë, padyshim që do të sjellë pasoja negative për veten e tyre”, tha Kim përmes...