BE kritikon ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore rumune: Përshkallëzim i papranueshëm

BE kritikon ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore rumune: Përshkallëzim i papranueshëm

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Callas, ka dënuar ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmit ndaj Ukrainës fqinje, duke e konsideruar atë të papranueshme dhe një “përshkallëzim të pamatur”. “Shkelja e hapësirës ajrore rumune nga dronët rusë është një tjetër shkelje e papranueshme e sovranitetit të një shteti anëtar të BE-së,” shkroi Callas në platformën X. Ajo shtoi se ky veprim “kërcënon sigurinë rajonale” dhe theksoi solidaritetin e BE-së me Rumaninë. Autoritetet rumune raportuan se një dron rus u fut në hapësirën ajrore të vendit gjatë një sulmi ndaj infrastrukturës në Ukrainë, disa ditë pasi Polonia dënoi një ndërhyrje të ngjashme në territorin e saj. Ushtria rumune dërgoi dy avionë F-16...