Të paktën 19 gra dhe fëmijë humbën jetën në një aksident trafiku në shtetin Zamfara, në veriperëndim të Nigerisë, kanë bërë të ditur banorët vendas dhe një zyrtar i sindikatës.
Sipas dëshmisë së Abubakar Muhammad, zyrtar i Sindikatës Kombëtare të Punëtorëve të Transportit Rrugor, shoferi i një autobusi u ndal mbi një urë pjesërisht të shembur në fshatin Fas për të kontrolluar gjendjen e rrugës. Por mjeti rrëshqiti pas dhe përfundoi në lumin poshtë, duke shkaktuar vdekjen e 19 grave dhe fëmijëve.
Muhammad theksoi se tragjedia ndodhi për shkak të mosaktivizimit të frenave të dorës. Viktimat ishin pjesë e një procesioni që shoqëronte një grua të sapomartuar drejt shtëpisë së bashkëshortit të saj.
Aksidentet rrugore janë një fenomen i përsëritur në Nigeri, ku rrugët shpesh janë në gjendje të keqe dhe pa mirëmbajtje të duhur. Vetëm vitin e kaluar, autoritetet raportuan 9,570 aksidente, me mbi 5,400 viktima.
