Alma dhe Ereledio Shebeku
TIRANË-Personat në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet. Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim si pjesë e grupit ku qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.
Ndërkohë mësohet se Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut. Në pranga janë vendosur edhe Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra dhe Brunilda Todi. Personat e përfshirë dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”, duke vepruar si agjentë kyç të skemës për rekrutimin e pjesëmarrësve dhe orientimin e investimeve të tyre.
Konkretisht në postin e agjentit ata synonin anëtarët e rinj dhe i orinetonin përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Njejtë si banorët e Divjakës rrëfyen për ZËRI, agjenti u kërkonte qytetarëve të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në grup, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara, por e gjitha ishte një mashtrim, ku humbnin kursimet e tyre./ZËRI
