Pasi i dhunoi në stadium, Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara…

Pasi i dhunoi në stadium, Sinan Idrizi i shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara…

Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, gazetari Edon Kuqi i emisionit investigativ “Piranjat” dhe operatori i tij u përballën me një incident serioz që ngre shqetësime për lirinë e medias në Shqipëri. Ekipi i “Piranjave” ishte në stadium për të marrë përgjigje nga Sinan Idrizi, aksioneri kryesor i Air Albania dhe presidenti i klubit Flamurtari, për dy sanitare të kompanisë që, sipas denoncimeve, nuk kishin marrë pagat ose sigurimet shoqërore. Kur gazetari insistoi për informacion, Idrizi thuhet se ka reaguar me arrogancë dhe gjuhë të papranueshme. Situata u përshkallëzua kur Refik Halili, presidenti i Tiranës, i mori me forcë telefonin gazetarit. Më pas, truprojat i nxorrën me dhunë gazetarin dhe operatorin, madje njëri prej tyre i kërcënoi se do i fuste në bagazh të makinës....