Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

Britania nuk do t’ua dorëzojë flamurin e saj atyre që dëshirojnë ta përdorin atë si simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes, tha kryeministri Keir Starmer, në një reagim pas protestave masive në vend. Kryeministri tha se flamuri përfaqëson “vendin tonë të larmishëm” dhe se ai nuk do të lejojë që njerëzit të ndihen të frikësuar në “rrugët tona për shkak të prejardhjes ose ngjyrës së lëkurës së tyre”. Komentet e tij erdhën pasi më shumë se 150,000 njerëz dolën në rrugët e Londrës qendrore për një marshim “Bashkoni Mbretërinë” të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson, dhe rreth 5,000 morën pjesë në një kundërprotestë, të koordinuar nga Stand Up To Racism. Më herët, Sekretari i Biznesit Peter Kyle tha se marshuesit po...