Skandali i Mandelson trondit Britaninë, familja e një prej viktimave të Epstein flet për herë të parë: Vendi ynë është në korrupsion të thellë

Skandali i Mandelson trondit Britaninë, familja e një prej viktimave të Epstein flet për herë të parë: Vendi ynë është në korrupsion të thellë

Familja e Virginia Giuffre, një nga viktimat më të njohura të Jeffrey Epstein, ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Lord Mandelson si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, duke thënë për BBC-në se ai “nuk duhej të ishte emëruar kurrë”. Në një intervistë ekskluzive me gazetaren Laura Kuenssberg, vëllai i saj, Sky Roberts, deklaroi se ky emërim “tregon sa thellë shkon korrupsioni në sistemet tona”. Ndërkohë, Sekretari për Biznesin, Peter Kyle, e cilësoi “shumë të pamundur” që Mandelson do të ishte përzgjedhur në këtë detyrë nëse qeveria do të kishte qenë e informuar plotësisht mbi marrëdhënien e tij me Epstein. Sipas Kyle, në kohën e emërimit të tij, marrëdhëniet Britani–SHBA ndodheshin në një moment të ndjeshëm dhe ishte e nevojshme të përzgjidhej...