“Të marr peng”, Berisha: Gazetari u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

“Të marr peng”, Berisha: Gazetari u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në Facebook një mesazh të një qytetari, ku jepen detaje mbi kërcënimet e drejtuara ndaj gazetarit Edon Kuqi, i cili po raportonte për largimin nga puna të disa punonjësve në kompaninë Air Albania, të cilave nuk u ishin paguar sigurimet shoqërore. Në një postim në facebook që Berisha thekson se “Mired Reçi, është kushëriri i parë i Belinda Ballukut, zëvendëskryeministres, e cila u riemërua në detyrë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste Gjithashtu në mesazhin e publikuar nga Berisha bëhet me dije se gjatë përballjes me gazetarin, rojet e aksionerëve të Air Albania, përfshirë Sinan Idrizin, i kanë drejtuar kërcënime serioze, duke përfshirë edhe ato për pengmarrje dhe dhunë fizike....