Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Polonia akuzon Hungarinë, ministri i jashtëm: Po shantazhoni BE-në me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, kritikoi ashpër Hungarinë, duke e akuzuar për shantazh kundrejt Bashkimit Evropian në procesin e anëtarësimit të Ukrainës. Deklarata e fortë u bë gjatë Konferencës vjetore të Strategjisë Evropiane të Jaltës, e mbajtur në kryeqytetin ukrainas, Kiev. “Mund ta shantazhoni të gjithë BE-në me çështjet tuaja dypalëshe, por ka gjithmonë një kufi,” tha Sikorski, duke shtuar më pas se: “Hungaria ka shkuar përtej kufijve të arsyeshëm.” Ukraina dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE pak ditë pas fillimit të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Megjithatë, përparimi i negociatave ka mbetur i bllokuar për shkak të vetos së vendosur nga kryeministri hungarez Viktor Orban, një lider që prej kohësh është kritikuar për qëndrimet e tij pro-Kremlinit dhe raportet e...