Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkodra përjeton emocionet e Maratonës së parë, një traditë e re sportive nis rrugëtimin në qytetin e legjendarëve
Nga Albert Vataj Shkodra, qyteti i traditave të lashta kulturore e sportive, ka hapur sot një kapitull të ri në historinë e saj moderne: Maratonën e parë. Në rrugët e saj të mbushura me energji, frymë bashkimi dhe garë të shëndetshme, u shënua një ditë që nuk ishte thjesht aktivitet sportiv, por një festë qytetare. Qyteti që ka lindur kampionë, që ka qenë djep i pasionit për sportin dhe krenari kombëtare, tashmë vendos gurin e parë të një tradite të re që synon të lidhë brezat, të frymëzojë shëndet e vitalitet, dhe të afirmojë Shkodrën si një pol sportiv e kulturor në nivel kombëtar dhe europian. Çdo element i ri që i shtohet Shkodrës nuk është thjesht një gur në mozaikun e përditshmërisë së saj,...