Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në Izrael, Netanyahu shihet si pengesë kryesore për kthimin e pengjeve
Familjet e pengjeve izraelitë që po mbahen ende nga Hamasi kanë deklaruar se kryeministri Benjamin Netanyahu është “pengesa e vetme” që po parandalon kthimin e tyre dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Në një postim në rrjetet sociale, Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Të Zhdukurve: Ktheni Ata Tani ka theksuar se sulmi i fundit i Izraelit në Katar, ku u goditën udhëheqës të lartë të Hamasit, tregon se “çdo herë që një marrëveshje është afër, Netanyahu e saboton atë”. Sulmi i Izraelit në Doha, ka shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të Hamasit dhe një zyrtari të sigurisë të Katarit. Pas këtij sulmi, Netanyahu ka deklaruar se eliminimi i liderëve të Hamasit në Katar “do të largojë pengesën kryesore” për lirimin e pengjeve dhe përfundimin...