Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
UGSH dënon dhunën e presidentëve të klubeve ndaj gazetarit të Piranjave: Janë tregues të arrogancës së pushtetit ekonomik në vend!
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas incidentit të ndodhur pasditen e së shtunës në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku gazetari i emisionit investigativ “Piranjat” u përball me sjellje agresive, gjuhë të papranueshme dhe ndërhyrje fizike nga dy figura publike, presidenti i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi dhe presidenti i klubit “Tirana”, Refik Halili. UGSH shpreh solidaritet të plotë me ekipin gazetaresk dhe dënon ashpër përpjekjet për të intimiduar median, duke theksuar se sjellje të tilla jo vetëm që cenojnë lirinë e shtypit, por janë tregues të një klime shqetësuese të mungesës së transparencës dhe arrogancës së pushtetit ekonomik në vend. Reagimi i plotë i UGSH: Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon reagimin e dhunshëm të dy presidentëve të klubeve sportive ndaj gazetarit të emisionit “ Piranjat” Tiranë...