Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“E dua të mbyllur sot”, si Olta Xhaçka u jepte urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë t’u jepen oligarkëve
Nga avokat Arben Llangozi Një video tronditëse hedh poshtë çdo alibi të SPAK-ut. Në këtë material të qartë, shihet hapur se ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka urdhëruar mbylljen e procedurave ligjore dhe kalimin e pasurisë së ushtrisë drejt oligarkëve të lidhur me pushtetin. Ky akt kriminal nuk është thjesht abuzim me detyrën, por një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një tradhti e pastër ndaj interesave kombëtare. Por skandali nuk mbyllet këtu. Bardhyl Kollçaku, i vetëshpallur gjeneral, jo vetëm që firmosi shkatërrimin e pronës së ushtrisë, por mori shpërblimin e turpshëm, një mandat deputeti. Pra, pasuria e shqiptarëve u shit, marina u dorëzua, dhe Kollçaku u ble me karrige politike. Në historinë botërore, gjeneralët kujtohen për beteja të mëdha, për sakrifica dhe për humbje jetësh në...