Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Eksplozivi në hotelin e Dakos në Durrës, policia jep detaje
Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 21:29 Policia e Durrësit ka dhënë një deklaratë për lëndën shpërthyese që u gjet pak më parë në një hotel në pronësi të ish-kreut të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako. Sipas policisë, bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse artizanale, e cila u gjet në një nga vazot e luleve të hotelit që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit që ishte gati për të shpërthyer. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.