“Diella, hajdute e padukshme”! Berisha: Dekreti i Begajt, anti-kushtetues

“Diella, hajdute e padukshme”! Berisha: Dekreti i Begajt, anti-kushtetues

foto ilustrim: Berisha-Diella-dokumenti TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ministren virtuale "Diella", të cilën e quan një kukull. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke theksuar se dekreti i firmosur është antikushtetues. "Diella" sipas Berishës, është shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, si dhe një hajdute e padukshme për t'i shërbyer Ramës. Reagimi: Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt! Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për...