Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

Ministri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi përmes një postimi në “Facebook” pasditen e së premtes se ishte arritur një marrëveshje me kompaninë koncensionare të portit në Porto-Romano, për restaurimin e monumentit që dikur ka pasur funksion fortifikues. “Muret e Portës” kategorizohet si një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe mendohet të jetë ndërtuar në shekullin V të Erës Sonë. Pjesa simbolike e tij, nga mori emrin edhe zona, “Porto-Romano”, u rrafshua në vitin 2021 nga kompania koncesionare që po ndërton portin e ri të hidokarbureve. Por ajo që ministri Blendi Gonxhja paraqiti si sukses është legjitimimi i shkatërrimit të monumentit të rëndësisë së veçantë që u shkaktua nga kompania koncesionare që u krijua në vitin 2015, me emërtimin Porti MBM – “Multi Buoy...