Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

Nga Sebi Alla-Faktoje.al Tri zjarre të mëdha brenda dy muajve (qershor-korrik), në vendgrumbullimin e mbetjeve në Lagjen 24 Maji në Vlorë, ishin lajmërimi i fundit se nëse nuk ndërhyhej në kohë, zona përreth, por edhe i gjithë qyteti do të vijonte të rrezikohej nga ndotja në nivel mjaft të lartë. Pavarësisht trajtimit të mbetjeve urbane në Landfillin e Sherishtës, që nga 26 prilli i këtij viti, Vlora ende e ka të pazgjidhur vendgrumbullimin e mëparshëm të mbetjeve në lagjen 24 Maji. Për kryebashkiakun në detyrë (që dha dorëheqjen dy ditë më parë) Ermal Dredha, ‘lajmi i mirë’ ishte se shumë shpejt kjo çështje merrte fund një herë e mirë, duke kapsuluar mbetjet ekzistuese dhe kthyer zonën në eko-park. ‘Fusha e depozitimit të mbetjeve, e vjetra,...