Parazitët në peshk: një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin publik

Parazitët në peshk: një rrezik i nënvlerësuar për shëndetin publik

Pamjet e publikuara kohët e fundit, ku shihet një parazit i gjallë brenda mishit të peshkut, kanë rikthyer vëmendjen te një problem i njohur, por shpesh i lënë në hije: siguria ushqimore e produkteve të detit. Peshku konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun, falë përmbajtjes së lartë të proteinave dhe acideve yndyrore omega-3, por nga ana tjetër, mbart edhe një rrezik real kur nuk trajtohet siç duhet. Parazitët janë organizma që jetojnë dhe ushqehen në kurriz të një organizmi tjetër. Në peshk, parazitët më të zakonshëm janë të grupit Anisakis, të cilët janë larva të vogla, shpesh të padukshme me sy të lirë. Këta parazitë mund të kalojnë te njeriu përmes konsumimit të peshkut të pagatuar ose të papërpunuar. Rreziqet shëndetësore Kur...