Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vlora më e bukur në vjeshtë/ Plazhet dhe hotelet plot me pushues: Është më mirë, çmimet u ulën
Edhe pse vera ka mbaruar, plazhet e Vlorës vazhdojnë të mbeten të mbushura me pushues në këtë mes shtatori. Shumë turistë vendas e të huaj zgjedhin nisjen e vjeshtës për të shijuar detin, qetësinë relative dhe çmimet më të favorshme. Me një klimë të ngrohtë dhe shërbime cilësore, qyteti bregdetar dëshmon se sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por zgjatet edhe përtej tij. Sipas turistëve dhe menaxherëve të hoteleve qetësia që sjell ky muaj, së bashku me çmimet më të favorshme, janë kthyer në elementët kryesorë që mbajnë të gjallë sezonin edhe pas pikut të verës. Plazhet ne Radhimë janë me të huaj kryesisht, polak, ukrainas por dhe shqiptarë të Kosovës, të cilët shprehen se muaji shtator është më i përshtatshmi për të bërë pushime,...