Fermerët ankohen për tregtarët/ U ofrohet çmim i ulët, Fier dhe Roskovec shumë prodhime mbeten në fushë

Fermerët ankohen për tregtarët/ U ofrohet çmim i ulët, Fier dhe Roskovec shumë prodhime mbeten në fushë

Fermerët në disa fshatra të Fierit dhe Roskovecit po përballen me humbje të konsiderueshme pas një sezoni të vështirë për kultivuesit e bostanit. Dhjetëra hektarë të mbjella me shalqinj dhe qindra tonë prodhim kanë mbetur pa u vjelë, për shkak të mungesës së tregut dhe çmimeve shumë të ulëta. Gëzim Buzi, 54 vjeç nga Kallmi i Fierit, ka kultivuar këtë vit tre hektarë me shalqi të varieteti “Xhoker”, por afro 1,000 kuintal prodhim kanë mbetur në arë. Ai thotë se dëmi ekonomik i kalon 20 milionë lekë të vjetra. “Nuk ka treg. Tregtarët vijnë e na marrin shalqirin me 50 lekë të vjetra për kilogram dhe e shesin me 250. Fitimi i tyre është i paimagjinueshëm, ndërsa ne mbetemi me humbje. Shteti duhet të kontrollojë...