Festivali Europian i Filmit për të rinj/ Kompozitori i ndjerë Kujtim Prodani nderohet me çmimin special të mirënjohjes

Festivali Europian i Filmit për të rinj/ Kompozitori i ndjerë Kujtim Prodani nderohet me çmimin special të mirënjohjes

Edicioni i tretë i Festivali Evropian i Filmit për të Rinj që u mbajt për gjashtë ditë me radhë në kryeqytet, e ktheu Tiranën në një ekran të madh të kinemasë europiane. Regjisorë nga Kosova, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia u bënë pjesë me filmat e tyre. Në natën finale, juria ndau çmimet për konkurrentët. ‘Shtëpia pa adresë’ i regjisores turke Hatice Askin u vlerësua si filmi më i mirë. Riprojektimet e disa filmave shqiptarë përgjatë ditëve të festivalit, u shoqëruan me diskutime nga pjesëmarrësit për sfidat e filmit para dhe pas viteve ‘90. Në natën finale, shfaqja e klasikut të restauruar shqiptar “Vdekja e Kalit” me regji të Saimir Kumbaros, u pasua nga një bisedë ekskluzive me Aktorin e...