SYRI TV/ Efektivët e policisë rrihen rrugëve të Tiranës

Gjashtë persona mes të cilëve edhe dy të mitur janë vënë në pranga dhe për 2 ka nisur procedimi në gjendje të lirë pasi në episode të ndryshme kanë dhunuar apo goditur  punonjës të policisë.  Ngjarjet kanë patur si shkak duke nisur nga përplasjet për gjobat e makinave tek parkimet e parregullta e deri tek mosbatimi i masave të sigurisë caktuar nga gjykatat. Ndërkohë në të paktën dy episode, efektivët e policisë kanë rënë pre edhe të goditjeve apo dhunimit nga të mituritNga efektivët e komisariatit nr. 3 u arrestua 20 vjeçari Ameljo Spahiu pasi në rrugën “Dervish Hima” është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. 20-vjeçari në momentin që i është bërë shenjë ndalimi ka rritur shpejtësinë e automjetit dhe ka përplasur automjetin e policisë duke rezikuar jetën e punonjësve të policisë në detyrë.

Nga efektivët e komisariatit Nr.2 u arrestua shtetasi Julian Hada 42 vjeç i cili kishte parkuar makinën në mënyrë të parregullt dhe punonjësit i kërkuan largimin e saj por janë kundërshtuar nga drejtuesi dhe në largim ka shkelur me gomën e makinës një punonjëse policie në detyrë.

Dy të mitur të moshës 16 vjeç që ndodheshin në masë sigurie arresti në shtëpi janë arrestuar pasi janë konstatuar pa autorizim jashtë banesës. Ata nuk iu bindën urdhërit të punonjësit të policsë dhe njëri prej tyre e ka kundërshtuar me forcë për të shmangur shoqërimin në komisariat. 

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 17 vjeçar, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin R. B. Gjatë shoqërimit, njëri prej të mitur ka goditur punonjësen e policies

Andiol Muçolli 29 vjeç dhe Mair Muçolli 37 vjeç, janë arrestuar nga uniformat blu pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llazi Miho”, kanë goditur për shkak të detyrës Punonjësin e Policisë Bashkiake por nuk sqarohen rrethanat dhe motivet.