“Për një copë bukë e ngritëm”/ Të moshuarit në lot pas prishjes së objektit në Valbonë

“Për një copë bukë e ngritëm”/ Të moshuarit në lot pas prishjes së objektit në Valbonë

IKMT ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme. Për gazetarin e Top Channel Bekim Lekica, banoret shprehen mes lotësh se sa me mund i kanë ndërtuar objektet të cilat po prishen nga IKMT. “Plot ilaçe jam këtu…për të ngrënë një copë bukë, për asgjë tjetër nuk e kemi. Të tre fëmijët po qajnë, për një copë bukë e bëmë. Sivjet e bëmë, shiko jemi tani”-shprehet e moshuara mes lotësh. “Ia prish çatinë… jam shqiptar, nuk jam serb. Rrëzoje dhe lere ashtu… nuk ka bërë vaki”-shprehet i moshuari tjetër. Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë...