“Doja të kthehesha në shtëpi, por më nxorën jashtë vendit”/ Të burgosurit politikë bjellorusë tregojnë tmerrin e lirisë së rreme pas marrëveshjes me SHBA-në

“Doja të kthehesha në shtëpi, por më nxorën jashtë vendit”/ Të burgosurit politikë bjellorusë tregojnë tmerrin e lirisë së rreme pas marrëveshjes me SHBA-në

Një grup prej 52 të burgosurish politikë bjellorusë, të liruar këtë javë si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA, janë zhvendosur me forcë në Lituani, duke shprehur tronditje dhe zhgënjim që nuk iu lejua të qëndronin në vendin e tyre të lindjes – Bjellorusi. Disa prej tyre, përfshirë gazetarë, aktivistë dhe zyrtarë të BE-së, thanë se nuk ishin të informuar se lirimi i tyre ishte i kushtëzuar me dëbim dhe se kishin pritur me padurim përfundimin e dënimeve të tyre, të cilat ishin pranë përfundimit. “Doja të shkoja në shtëpi, në Bjellorusi. Më sollën këtu pa e ditur as vetë,” – tha Aleksandr Mantsevich për agjencinë Reuters jashtë ambasadës amerikane në Vilnius, ku ai u dërgua pas lirimit nga burgu bjellorus. Lirimi i...