Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Beteja me leuçeminë, përmirësohet gjendja shëndetësore e Isli Dhimakun, nëna flet te”Për shqiptarët”: Kurimi po shkon mirë
Isli Dhimaku, vetëm shtatë vjeç, po lufton me sëmundjen e leuçemisë. Ai nuk e di se dy motrat, me të cilat kishte lidhje të madhe shpirtërore, e shohin nga qielli. Elvisa dhe Rozina Dhimaku humbën jetën muajin e kaluar në një aksident tragjik. Një veprim i pamenduar i ndryshoi jetën një familjeje që gjithë jetën ka pasur vetëm sakrifica. Isli aktualisht ndodhet për kurim spitalin Bambino Gesu në Romë, me ndihmën e Fondacionit Firdes. Drejtpërdrejt nga spitali, ai përshëndeti sot ndjekësit e emisionit “Për shqiptarët”, ndërsa nëna e tij falënderoi të gjithë shqiptarëve që kanë kontribuar. “Deri tani, kurimi ka ecur mirë. Faleminderit shumë shqiptarëve”, tha ajo. Ndërkohë, Fatma Naçi që po ndjek rastin në Itali tregoi se shëndeti i 7-vjeçarit është përmirësuar. “Kemi shpresë...