Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bakteret nga goja mund të shkaktojnë atak në zemër?
Bakteret që zakonisht ndodhen në zgavrën e gojës mund të luajnë një rol të drejtpërdrejtë në shkaktimin e atakeve kardiake, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Tampere në Finlandë. Shkencëtarët analizuan pllaka arteriale nga mbi 200 pacientë me sëmundje të arteries koronare dhe zbuluan përqindje të larta të baktereve orale. Sipas tyre, ky është një provë e fortë që lidh shëndetin oral me shëndetin kardiovaskular. “Roli i baktereve në sëmundjen koronare është dyshuar prej kohësh, por kanë munguar prova të qarta. Ne kemi zbuluar ADN të disa baktereve orale brenda pllakave aterosklerotike”, shpjegoi profesori Pekka Karhunen. Studimi, i botuar në Journal of the American Heart Association, u përqendrua tek ateroskleroza – grumbullimi i yndyrës, kolesterolit dhe kalciumit në arterie – që është shkaku...